Titulli kampion i Partizanit/ Skënder Gega e kujton nga SHBA: Ishte një vit i jashtëzakonshëm

12/05/2020 20:42

Në 12 majin e vitit të shkuar, skuadra e Partizanit siguronte matematikisht titullin kampion, pas 23 vitesh dhe këtë gjë e bënte nën drejtimin e trajnerit Skënder Gegës të cilindo ta kemi sot në një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet Skype nga Washingtoni.

“Patjetër që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm , për mua të paktën. Një vit i rrallë në karrierën time dhe për të gjithë tifozët e kuq dhe të gjithë dashamirësit e Partizanit. Kështu që sot është data 12, ekzakt një vit përpara ne kemi fituar matematikisht titullin duke u shpall kampion. Unë besoj se për mua dhe për shumë njerëz që janë të lidhur me atë fanellë kjo do të jetë një datë e shënuar që do ta kujtojmë”.

Duke parë partizanin e këtij viti sigurisht vë re që kanë ndryshuar shumë gjëra, dhe pozicioni i tij në tabelë apo lojtarët nga ana tjetër. Për çfarë të vjen më tepër keq nga kjo situatë që gjendet ekipi juaj apo ish ekipi juaj ?

“Më vjen keq që Partizani nuk dha atë që ne prisnim. Trajnerët ndoshta, trajnerët e rinj që vijnë në një ambient të ri dhe nuk e njohin. Por falë atyre djemve që në përgjithësi njerëzit nuk i quajtën si grup të talentuar, por për mua janë grupi më i pazëvendësueshëm. Kështu që si të them nëse kanë bërë mirë apo keq që një pjesë është larguar. Nëse do të isha trajner vendimet do të ishin të miat teknikisht e kam fjalën”.

Ndërkohë në këto momente është skuadra e Tiranës që kryeson klasifikimin duke u bërë një lloj derbi edhe në rokadën e titullit ku skuadra e Partizanit me shumë gjasa do t’i dorëzojë titullin skuadrës së Tiranës ndoshta. Keni një urim për ta për rivalët e përjetshëm edhe pse ju deklaroni që keni shumë mirë edhe tek skuadra bardheblu.

“Teknikisht Egbo ka bërë një punë të jashtëzakonshme sepse nuk është vetëm një javë por janë disa javë, 15 javë edhe pse në ndonjë moment me dilema apo jo 100% por kështu është i gjithë futbolli, në fund po 15 javë mbeten ato, për këtë arsye mendoj që janë me meritë aty ku janë”. /Endi Tufa/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA