Shqiptari spërkat me benzinë nigerianin dhe tenton ti vërë flakën

12/05/2020 19:39

Një shqiptar tentoi të djegë një person javën e kaluar, por për fat të mirë dështoi në planin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku 45-vjeçari spërkati me benzinë një 29-vjeçar nigerian dhe tentoi t’i vinte flakën.

Pas mbërritjes së policisë, shqiptari u gjet me shenja në fytyrë dhe në gjendje të dehur. Mediat italiane shkruajnë se policia ka edhe pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë qartë incidentin.

Sipas raportimeve nga të pranishmit duket se ngjarja ishte e lidhur me një grindje që ndodhi një natë më herët. Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua në burgun e Forlì, ndërsa gjykata konfirmoi arrestimin e tij.

Top Channel