Pas Barcelonës, Atleticos e shumë klubeve të tjera në Spanjë, edhe Reali i Madridit rifilloi stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për rtstartin e sezonit në La Liga.
Klubi madrilen nuk shënoi asnjë rast me Covid-19 në testet e kryera javën e kaluar dhe tani pas 2 muajsh, futbollistët e panë veten sërish në qendrën stërvitore në Valdebebas.
Reali i madridit ishte ndër klubet e para të futbollit që hynë në karantinë pasi një basjketbollist i këtij klubi shumësportësh rezultoi pozitiv me Covid-19 në 12 mars, ditë kur edhe La Liga pezulloi të gjitha kompeticionet e saj. Pas 9 javësh izol;im, skuadra e Zidane rinisi stërvitje me lojtarët që punonin individualisht në grupe deri nga 6 persona të shpërndarë në disa fusha stërvitore.
Përsa i përket kampionatit, presidenti i La Liga, Javer Tebas tha në një intervistë të ditëve të fundit në median spanjolle se shpreson që kampionati të nisë në 12 qershor me ndeshjet që sigurisht do të luhen me dyer të mbyllura. Ai theksoi sde 11 raundet e fundit të La Liga mund të luhen në mbi 35 ditë, duke patur përditë sfida të kampionatit. Kampionati spanjoll u pezullua pas javës së 27 me Barcelonën që është në krye të renditjes me 58 pikë, 2 më shumë se Reali i Madridit.
Top Channel