Një punonjëse biletarie hekurudhore në Britani ka vdekur nga koronavirusi pasi u pështy nga një pasagjer teksa ishte në detyrë.
Belly Mujinga, 47 vjeçe, ishte në biletarinë e stacionit Victoria në Londër kur u pështy së bashku me një kolegen e saj nga një burrë që pretendonte se kishte sëmundjen Covid-19. Disa ditë pas sulmit të dyja gratë u sëmurën.
Mujinga, e cila kishte probleme të tjera respiratore, u shtrua në spitalin Barnet Hospital ku vdiq më 5 prill. Vetëm dhjetë njerëz morën pjesë në funeralin e saj. I shoqi Lusamba tha për mediat se vajzae tyre ‘nuk e kupton atë që ka ndodhur’.
“Është e tmerrshme të shohësh personin që do, të zhduket kaq shpejt. Ne jemi të sigurtë se e mori virusin nga njeriu që e pështyu dhe kjo mund të ishte evituar.”
Mujinga e kishte raportuar incidentin në sindikatën e punonjësve të hekurudhës, të cilët po nisin veprimin ligjor. Sekretari i përgjithshëm i saj Manuel Cortes tha: “Jemi të shokuar nga vdekja e Belly. Ajo është vetëm një nga shumë punonjës të linjës së parë që humbin jetën ndaj koronavirusit. Kompensimi që u jepet punonëjsve të shëndetësië që humbin jetën në punë, duhet të zgjerohet dhe për punonëjsit e hekurudhave dhe transportit publik”.
Top Channel