Pesë sërfistë mbyten në brigjet holandeze nga deti e keq dhe erërat e forta

12/05/2020 21:42

Një grup prej nëntë sërfistësh hasën telashe dje nga një ndryshim i papritur i motit në brigjet e Detit të Veriut pranë Scheveningen në Hollandë, teksa pesë prej tyre gjetën vdekjen.

Tre trupa u nxorrën nga deti mëngjesin e sotëm nga grupet e emergjencës, ndërsa pesë njerëz të tjerë u shpëtuan, një prej të cileve duhej të dërgohej në spital.

Kërkimet kishin nisur që mbrëmjen e djeshme teksa deti i ashpër kishte krijuar një shtresë të trashë shkumë në brigjet e Scheveningen .

Kryebashkiaku Johan Remkes shprehu ngushëllimet e tij. “Grupi i njerëzve kishte dalë për sërf në mbrëmje, por asnjë nuk e priste atë që do të ndodhte. Erërat e forta nga veriu dhe rryma detare e baticës së pranverës i bënë shumë të vështira kërkimet e grupeve të emergjencës”.

Edhe në fundjavë, një 28 vjeçar nga Den Bosch u vra duke bërë sërf në brigjet e Zeeeland në Holandë. Zyrtarët thanë se era e kishte përplasur në blloqet e betonit në plazh.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel