Në rast se kampionati mbyllet tani, Laçi në Europë/ Mbrojtësi Eglantin Gjoni: Të mbyllet në fushën e lojës

12/05/2020 22:37

Eglantin Gjona është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Laçit në vitet e fundit ku sëbashku kanë arritur shumë suksese, nga fitimi i kupës tek Europa League.

Në një intervistë për Top Channel ai ka folur për karantinën dhe dëshirën për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Ariglon Pali: Si po e kaloni karantinën?

Eglantin Gjoni: Janë ditë të vështira të them të drejtën, pasi jeta jonë sportive kërkon shumë stërvitje dhe këtë stërvitje nuk mund ta bëjmë në shtëpi, por gjithsesi kemi kaluar shumë kohë me familjen dhe kjo është gjë e mirë.

Ariglon Pali: Keni pasur një dëmtim që ju ka mbajtur jo pak larg fushave, a jeni rikuperuar plotësisht?

Eglantin Gjoni: Dëmtimi ka kaluar tashmë, i përket të kaluarës sepse dhimbje nuk ndjej më. Shikojmë përpara tani.

Ariglon Pali: Nëse kampionati do të mbyllej këtu, Laçi do të ishte në kupat e Europës. Ky kampionat duhet të ndërpritet apo të vazhdojë të luhet?

Eglantin Gjoni: Për mendimin tim e mira është të mbyllet në fushë dhe të jepen verdiktet aty. Shpresojmë ta kalojmë këtë gjendje sa më shpejt dhe ti rikthehemi të gjithë jetës sonë normale./Ariglon Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA