Sofie Woz ishte kualifikuar më parë si infermiere para të hynte në botën ekstravagante të modelling-ut, por është kthyer së fundmi në vendin e saj Holladë për të ndihmuar me krizën e Covid-19.

Modelja nudo ka për të dashur një DJ të njohur britanik, por tashmë ka ndërruar “kostumin e lindjes” me uniformën e infermieres në kohë krize.

28 vjeçarja më parë udhëtonte në të gjithë botën për fotot e saj profesionale, ndërsa tashmë po ndihmon në një klinikë të moshuarish në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë.

Ajo tregon sesi i nisi karrierën në fotografi: “U njoha me një vajzë që kishte pozuar për Playboy. Ajo kishte foto të bukura dhe aspak vulgare. Dhe kur pashë një reklamë për modele nudo vendosa ta provoj”.

Sofie dhe i dashuri i saj kishin në plan të udhëtonin këtë vit dhe kishin blerë një furgon, por pandemia i detyroi të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Sofie në fakt, iu përgjigj thirrjes kombëtare në Holandë për punonjës të shëndetësisë, për të ndihmuar me koroanvirusin.

“Qëndrova për dy javë në shtëpi dhe nuk kisha çfarë të bëja, kështu që vendosa ta provoj. Më erdhi aprovimi se mund të filloja në një klinikë në Roosendaal. Për fat të mirë tashmë numrat e infektimit po ulen dhe qeveria po zbut kufizimet”, thotë ajo.

“E marr jetën si të vijë. Jam e lumtur që mund të kthehesha te prindërit pasi kisha hequr dorë nga apartamenti në Amsterdam. Me mbylljen e kufijve nuk mund të udhëtoja më me fotografitë e mia. Por tani mezi pres të rifilloj të pozoj në të ardhmen, madje dhe të prodhoj fotografi. Por përmomentin po punoj si infermiere. E di që është e përkohshme por kam nisur të mësohem”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
28 vjeçarja po ndihmon në një klinikë të moshuarish në qytetin e saj të lindjes Roosendaal në Holandë.

Top Channel