E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte këngëtarja Xhesika Polo.
Xhesika zbuloi se është në një lidhje dhe bekimin ia ka dhënë dhe mamaja e ndjerë (humbi jetën nga kanceri).
“Mamaja e ka takuar dhe kishte dhënë aprovimin. Madje mami i ka lënë dhe një amanet, i ka thënë më ki kujdes vajzën”, thotë Xhesika. Po ashtu këngëtarja e përshkroi mashkullin që ka në krah si një person të mrekullueshëm, që i është gjendur pranë në çdo moment të vështirë.
“Mami më thoshte që të lutem, më gjej burrë të hajrit. Unë e kam gjetur atë njeriun. Mami e ka takuar dhe më kishte dhënë aprovimin. Madje mami i ka lënë dhe një amanaet, i ka thënë që më ki kujdes vajzën. Ai është një person i mrekullueshëm dhe më gjendet pranë në çdo moment të vështirë”, u shpreh Xhesika.
Top Channel