Emergjenca Covid-19/ BE ka gati planin e ri për hapjen e kufijve

12/05/2020 22:03

Vendet evropiane do të këshillohen të hapin kufijtë e tyre me vendet që kanë profile të ngjashme të rrezikut nga koronavirusi, bazuar në një plan për të ndihmuar sektorin e turizmit që po diskutohet në Bruksel.

Komisioni evropian pritet të rekomandojë të mërkurën një plan tre fazësh për të rihapur kufijtë mes vendeve me profile rreziku të ngjashme, sipas një versioni që është parë nga uebsajti Eractive. Por, mbetet e paqartë nëse komisioni do të këmbëngulë për korridoret e turizmit apo nëse vendet anëtare do të bëjnë marrëveshje dy palëshe për të hapur kufijtë për njëri tjetrin. BE përfshin edhe disa vende të goditura rëndë nga pandemia, mes tyre Spanja dhe Italia. Por, vende të tjera si Greqia dhe republika ceke psh, kanë patur pasoja më të buta.

Zyrtarë të lartë të BE pranojnë se nuk mund të ndalojnë qeveritë

që të lidhin marrëveshje dy palëshe, por vazhdojnë të argumentojnë se nuk duhet të ketë trajtime selektive. Vendet anëtare nuk mund të hapin kufijtë vetëm për qytetarë nga një tjetër vend anëtar por jo për të tjerët, kjo është thelbësore- thotë komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson. Kryeministri britanik dhe presidenti francez ndërkohë kanë thënë se po punojnë për një marrëveshje që do të lejojë udhëtarët e tyre të udhëtojnë lirisht mes Britanisë dhe Francës gjatë verës. Sipas the Sun, ata po punojnë për një korridor udhëtimi që do të lejojë turistët britanikë të vizitojnë Francën në verë dhe anasjelltas.

Top Channel