“Do të ketë pasoja”/ Mjeku në SHBA: Vendi do përballet me vuajtje dhe viktima të panevojshme nëse …

12/05/2020 19:08

Mjeku kryesor infektolog në SHBA, i tha senatorëve se vendi do të përballet me të tjera vuajtje dhe viktima të panevojshme nëse hapet shumë shpejt.

“Nëse ne heqim dorë nga kontrolli dhe të hapim Amerikën sërish, atëherë rrezikojmë shpërthime të shumëfishta”, tha ai duke shtuar se pasojat mund të jenë me të vërtetë serioze. Duke folur para një komisioni të senatit, përmes video-lidhjes, Fauci tha se ka disa probleme në planet për rihapjen e vendit. Nëse disa zona, qytete dhe shtete, nxitohen, shqetësimi im është se ne do të fillojmë të shohim rritje të rasteve që do të shndërrohen shpërthime të reja.

Sipas tij, edhe pse po shihet një rënie e numrit të rasteve të reja, koronavirusi nuk do të zhduket sepse është një virus shumë i transmetueshëm dhe se me shumë gjasa ai do të rikthehet në vjeshtë. “Unë shpresoj që nëse do të kemi një valë të dytë, do të jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë efektive”, tha ai. Fauci nënvizoi se janë disa vaksina në zhvillim e sipër, por nuk kishte garanci për efikasitetin e tyre edhe pse vetë ai është optimist.

Më shumë se 80 mijë vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA.

Dëshmia e Dr. Faucit u dëgjua në distancë pasi ai, bashkë me dy pjesëtarë të tjerë të task forcës së shtëpisë së bardhë për koronavirusin janë në vetëizolim pas ekspozimit të mundshëm ndaj sëmundjes. Fauci ka rezultuar negativ por do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do të testohet rregullisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA