Presidenti Hashim Thaçi, në Ditën e Infermierisë, ka falënderuar të gjithë infermierët dhe personelin shëndetësor për punën e përditshme të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se puna e mjekëve dhe infermierëve është misioni fisnik dhe human në shërbim të shëndetit të qytetarëve, pa dallime, anembanë botës.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Në këto ditë të vështira të pandemisë rastisi të jetë edhe Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, këtij misioni fisnik dhe human në shërbim të shëndetit të qytetarëve, pa dallime, anembanë botës.Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi!Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve tanë, që me punën dhe përkushtimin e tyre, çdo ditë përkujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe shërimin apo pakësimin e dhimbjeve të të gjithë atyre që kanë nevojë për kujdesin e tyre! HTH”.
Top Channel