Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në ditën ndërkombëtare të infermierëve, ka falënderuar me mijëra infermierë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.
Ai ka shkruar se po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona.
“Infermieret e infermierët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre. Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona. Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Kurti.
Top Channel