Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Glasgow, edhe pse numri i të infektuarve nga koronavirusi nuk duhet nënvlerësuar, fokusi gjithashtu duhet të jetë edhe tek pasojat që do t’i lë ky virus tek të shëruarit.

Universiteti i Glasgow, duke përdorur një masë statistikore e quajtur “Vitet e humbura të jetës”, zbuluan se virusi vdekjeprurës, heq nga njeriu i prekur me Covid-19, më shumë se një dekadë jetë.

Sipas studiuesve ky virus viral tek burrat heq 13 vjet nga jeta e tyre, ndërsa tek gratë 11 vjet. Koncepti “Vitet e humbura të jetës”, është një ekuacion matematikor që vlerëson kohën mesatare që do të kishte jetuar nëse nuk do të kishin vdekur nga një ngjarje e paparashikuar shëndetësore si Covid-19.

Studimi i cili ende është në pritje të verifikimit nga kolegët e tjerë studiues, për saktësi, pretendon që Covid-19 nuk po vret tashmë njerëz në mënyrë të shpejtë, por po synon të marrë më shumë se një dekadë jetë të tyre nga vitet e tyre.

“Studimi i quajtur YLL, është një statistikë e zakonshme e aprovuar gjerësisht për shëndetin publik për të vlerësuar numrin e viteve të humbura për shkak të vdekshmërisë së parakohshme nga koronavirusi”, tha Dr. John Brownstein, zyrtari kryesor i ionvacionit në spitalin e fëmijëve në Boston për abc.news.

Metrika YLL ka për qëllim të sigurojë një vështrim të dobishëm në natyrën shkatërruese të këtij virusi. Ndërsa qeveritë në të gjithë globin konsiderojnë rihapjen, ky studim mund të ndihmojë në informimin e vendimmarrjes dhe të zbulojë saktësisht se çfarë është rrezik./Shqip/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA