Studimi: Pangolinët ishin bartësi i ndërmjetëm i koronavirusit të pandemisë

11/05/2020 16:49

Rezultatet e një analize të fundit krahasuese gjenetike, sugjerojnë se koronavirusi i ri që shkaktoi pandeminë, e ka origjinën nga kombinim i një virusi të pangolinit dhe një tjetër i lakuriqit të natës.

Studiues kinezë thanë se virusi i ri SARS-CoV-2, i cili shkakton pandeminë COVID-19 ka sekuenca të larta indetike me SARS-CoV, virusi i kafshëve i identifuar në 2003, dhe me koronavirusin e lakuriqëve RaTG13, thanë studiuesit e universitetit bujqësor kinez të Guangdong.

“Megjithse lakuriqët e natës mund të jenë rezervuar për një seri koronavirusesh, SARS-CoV-2 mund të ketë pasur dhe bartës të tjerë,” thuhej në dokument.

Ndërkohë një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërie amino-acidesh gati 100 përqind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht në genet E, M, N e S, thuhej në dokument.

“Veçanërisht në aspektin e receptorëve amino-acidë virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej më tej. Virusi i pangolinit është zbuluar në 17 nga 25 pangolinë të Malajzisë të analizuar nga studiuesit.

“Izolimi i një koronavirusi të tillë si SARS-CoV-2 te pangolinët sugjeron se ata kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm”, thuhej në konkluzion.

FOTO GALERI
1/3
Pangolinët kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm

Top Channel