Krijuesi i famshëm i video-lojrave John Romero tregoi projektin e ri mbi të cilin po punon bashkë me të shoqen, Brendën.

Loja është e vendosur në Cikagon e viteve 1920, në kohën e prohibicionizmit e quhet “ Empire of Sin” . Ajo është e fokusuar tek perandoria e krimit, por me një zhvillim interesant: për të kremtuar festën e Nënës, Romero nxorri një trailer të lojës ku është përfshirë si personazh edhe vetë stërgjyshja e tij, e cila në jetën reale ishte një bose mafioze.

Elvira Duarte kishte menaxhuar disa shtëpi publike në Meksikë përpara se të fitonte një shumë të madhe para në lotari, një ngjarje kjo që i krijoi mundësinë të braktiste jetën kriminale e të ndihmonte madje komunitetin e saj për të luftuar varfërinë.

Të magjepsur nga historia e Elvirës, John dhe Brenda Romero vendosën ta shndërrojnë atë atë në një personazh të lojës, një bose mafioze në Empire of Sin, ndersa modelin 3D e krijuan në bazë të disa fotove të stërgjyshes. Loja e re pritet të mbërrijë tek adhuruesit e video-gameve vjeshtën e këtij viti.

Top Channel