Koronavirusi në Kosovë, rritje e lehtë e rasteve pozitive

11/05/2020 21:36

Në Klinikën Infektive në Kosovë, është kthyer numri dyshifror i pacientëve që po trajtohen. Këtë të hënë janë 21 pacientë të cilët janë të shtruar në këtë klinikë. Prej tyre pesë janë nën oksigjen dhe një paciente në kujdes intensiv.

Infektologja Vera Berisha-Ndreja thotë për KosovaPress se gjendja e pacientëve është e mirë, ndërsa gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona.

“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre 13 i kemi Covid-19 pozitiv. Ndërsa, me oksigjeno-terapi i kemi pesë pacientë. Kemi edhe pesë pacientë të tjerë të cilët sipas rregullave kanë rezultuar dy herë negativë, por ende kanë nevojë për trajtim. Ndërsa, tre pacientë të tjerë i kemi në pritje të rezultateve që nuk do të thotë që nuk ndryshon numri gjatë ditës varësisht prej fluksit të qytetarëve”.

Pacientja që po trajtohet në kujdes intensiv është e moshës mbi 50 vjec. Sipas mjekëve, rritja e numrit të të konfirmuarve me covid 19 dhe atyre që po trajtohen në klinikën infektive nuk është një risi pasi kjo vjen pas lehtësimit të masave kufizuese të deritanishme.

Madje sipas tyre, numri mund të rritet akoma më shumë. Nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë 884 të infektuar me këtë sëmundje, 655 janë shëruar, ndërsa 28 kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Ndërkohë, nga 14 rastet me covid 19, të raportuara një ditë më parë, nëntë janë në komunën e gjilanit dhe autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin repartin e pediatrisë në këtë spital, pasi një doktor dhe dy infermiere rezultuan të prekur nga koronavirusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA