Ish modelja Vivian Canaj, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Pak javë më parë, ajo dhe bashkëshorti, festuan një vjetorin e djalit të tyre Chris.

Megjithatë, bukuroshja konfirmoi se do të dëshironte një fëmijë tjetër dhe këtë e shikon si një prespektivë në një të ardhme të afërt.

“Edhe këtë e kam në plan, kam dëshirë të bëj dhe një fëmijë tjetër. Të gjithë më thonë që duhet ta bësh shpejt, sepse të jenë pranë njëri-tjetrit. Unë jam fëmijë i vetëm dhe e di ç’do të thotë të duash një motër ose dhe vëlla. (E pyetur nga Bieta se kur dëshiron të ketë një fëmijë të dytë) Unë mendoj shpejt e shpejt, por të shohim”, u shpreh Vivian.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel