I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte shkrimtari Albatros Rexhaj. Shkrimtari u shpreh i indinjuar në situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi dhe rrëfeu disa këshilla të vyera se si mund të mbajmë gjallë një marrëdhënie.

Ai sugjeron meshkujt shqiptar, që të shprehen, të flasin dhe të mos mbajnë një qëndrim statujë. Duhet guxim për të dashuruar, tregon Albatorsi.

“Pa grim, efekte sociale, nëse dikush të dashuron pa u rruar, krehur, nuk e di çfarë është dashuria ndryshe”, thotë Albatrosi.

“Është budallëk shqiptar që djemtë nuk duhet të shprehen, të flasin, por duhet të mbajnë një qëndrim statujë. Meshkujt bëjnë si bëjnë femrat dhe meshkujt duhen të përshtaten. Në këtë situatë që nuk flasin si do të funksionojnë. Dashuria dëshiron shumë guxim, personave iu mungojnë guximi për t’u shprehur. Dashuria është një ngrohtësi që të vjen në shpirt, nëse atë nuk e shpreh, është budallëk me brirë. Pa grim, efekte sociale, nëse dikush të dashuron i pa rruar i pa krehur, nuk e di çfarë është dashuria ndryshe”, tha Albatrosi.

Top Channel