“U largova për t’i shpëtuar persekutimit”, Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje, tregon edhe bisedën me të atin 31/10 08:39
Ambasadori i Maltës në Finlandë dha dorëheqje pasi krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler.
Michael Zamit Tabona ka shkruar në Facebook se Hitleri ishte ndalur 75 vjet më parë, dhe e pyeti: “Kush do ta ndalojë Angela Merkel?”, raporton BBC.
“Ajo përmbushi ëndrrën e Hitlerit! Për të kontrolluar Evropën”, deklaroi ambasadori maltez.Postimi i tij në Facebook u fshi më vonë, me kërkesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo.
Ministri njoftoi se vendi i tij do t’i kërkonte falje Gjermanisë, shkruan Times of Malta.
Top Channel