Zidane do mbrojtësin e Leipzig, Reali ofron 40 milionë euro për kartonin e tij

09/05/2020 00:13

Zinedine Zidane po tenton të transferojë në radhët e Realit të Madridi, Dayot Upamecano, qendërmbrojtësin e Laipzig, megjithatë për të siguruar shërbimet e tij do të jetë disi e vështirë, pasi për mbrojtësin interesohet edhe Bayerni i Mynihut.

Klauzola e largimit kap shumën e 60 milionë eurove, por Leipzig për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga Covid-19, e sheh të vështirë që të përfitojë një shumë të tillë, ndaj sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, për Upamecanon klubi gjerman mund të reduktojë pretendimet nga 60 në 40 milionë euro.

Madje mund të jenë të detyruar për të pranuar një shumë të tillë, pasi futbollistit i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm dhe rrezikojnë të humbasin lojtarin pa përfituar asnjë qindarke.

Mbrojtësi ndiqet prej kohësh edhe nga Bayerni i Mynihut, por këta të fundit kanë përqendruar “forcat” te blerja e Leroy Sane dhe vështirë se do t’i lejojnë vetes shpenzime të mëdha, për të afruar edhe Upamecanon, por rol vendimtar do të luajë edhe dëshira e mbrojtësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA