Protesta te sheshi “Skënderbej”/ Meta: Dhuna e papranueshme, kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës

09/05/2020 15:06

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për protestën e sotme të shoqërisë civile në Sheshin Skëndërbej.

Presidenti Meta thotë se pikërisht dhuna e ushtruar ndaj aktivistëve është kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës.

E drejta për të protestuar gatantohet nga Kushtetuta tha Meta edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

STATUSI I PLOTE

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA