Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke ofruar mbështetje për të forcuar reagimin e vendit ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftojnë mediat kineze.
Xinhua publikoi detajet e letrës së dërguar këtë të Shtunë, në të cilën Presidenti Xi shprehu shqetësimin e tij për “parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Korenë e Veriut”.
Në të njëjtën letër, Xinhua raportoi se Xi ofroi mbështetjen e Kinës për Korenë e Veriut, në luftën me Covid-19.
“Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin anti-epidemik me KPRK-në dhe të sigurojë mbështetje brenda aftësisë së saj, sipas nevojave të KPRK-së. Besohet se me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe KPRK-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, fitoren përfundimtare nga kjo luftë kundër epidemisë do të arrihet ”, ka shkruar Presidenti Xi.
Top Channel