Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.
Ndihmësja personale e Ivanka Trump është ndër personat e fundit në Shtëpinë e Bardhë që ka rezultuar pozitive me coronavirus, shkruan CBS News.
Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.
Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte, raporton telegrafi.
Sekretarja e shtypit e zëvendës presidentit Pence, Katie Miller, testoi pozitiv këtë javë, si dhe një personel tjetër i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telergafi.
Shtëpia e Bardhë insiston se po merr masa paraprake, por presidenti Donald Trump nuk u pa duke veshur një maskë në një ceremoni për veteranët e Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel