​COVID-19 ka prekur edhe mediat, kërkohet mbështetje nga Qeveria

09/05/2020 14:11

Rreth 98 për qind e mediave në Kosovë kanë deklaruar se pandemia COVID19 kanë ndikuar në funksionimin e tyre si biznes, kurse rreth 3 përqind prej tyre thonë se koronavirusi nuk ka ndikuar deri tani në funksionimin e tyre.

Por 63 përqind e kompanive mediale thonë se rrezikojnë të mbyllen nëse vazhdon tutje pandemia. Këto shifra u bënë të ditura nga hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, i bërë nga Instituti i Medies në Kosovë në bashkëpunim me kompaninë “D@D”. Kryetari i bordit të Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu thotë se COVID19 ka shkaktuar dëme të mëdha tek mediat në Kosovë e në veçanti tek ato lokale.Ai ka kërkuar që mediat të lirohen nga taksa për licencë të operimit dhe po ashtu që qeveria të përfshijë në një pako të veçantë kompanitë mediale.

“COVID19 padyshim se ka shkaktuar dëme të mëdha tek mediet në Kosovë sidomos tek ato lokale të cilat janë më të goditura të cilat edhe ashtu kanë qenë në gjendje të rëndë. ..Kërkesat e Institutit të Medieve të bërë më 1 prill për mbështetje të gazetarëve në këtë hulumtim e kanë konfirmuar atë që kemi deklaruar më herët se është e nevojshme të mbështeten shumë.

Andaj u bëjmë thirrje edhe njëherë qeverisë së Kosovës që gazetarët të futen në një pako ndihmëse krahas personelit mjekësor, policisë dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve publike sepse në kohë pandemie edhe kolegët tanë janë në shërbim të publik me qëllim të informimit dhe raportimit të drejt të tyre. Qeveria nuk i përfshiu gazetarët tek pagat e ashtuquajtur heronj që i kemi quajtur kështu. IMK i bënë thirrje Komisionit të Pavarur të Medieve të liroj nga taksa vjetore mediet elektronike për vitin 2020 e cila në program është të paguhet deri më 30 qershor.

Në kohën e pandemisë mediet kanë punuar dhe kanë bërë shpenzime, kurse në hulumtim pronarët e medieve kanë deklaruar se marketingu si shtyllë kryesore ka pasur rënie drastike kurse shpenzimet kanë qenë të njëjta, çka e ka vënë në dyshim të ardhmen e shumë medieve”, tha ai.

Safet Fazliu nga kompania “D@D”, tha se në këtë hulumtim respodent kanë qenë 92 kompani mediale duke përfshirë TV, radio, gazeta e portale. Hulumtimi “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, tregon se 97.7 përqind e mediave në Kosovë janë ndikuar nga kjo pandemi, kurse 2.3 përqind kanë thënë se nuk janë ndikuar së paku deri tani.Derisa hulumtimi thekson se ka rënie edhe të marketingut si burim financiar i mediave 63 përqind e mediave kanë deklaruar se rrezikojnë të mbyllen në rast se zgjat pandemia COVID19.

“A ka ndikuar COVID19 në veprimtarinë e juaj si medieve, ku 97. 7 për qind të medieve janë deklaruar se pandemia ka ndikuar në funksionimin e tyre si biznese, kurse 2.3 për qind kanë deklaruar kjo nuk kanë ndikuar deri tani. Pyetja tjerë ka qenë se sa për qind janë zvogëluar të hyrat e tyre 7.1 për qind që kanë deklaruar se pandemia ka ndikuar 1-49 për qind në zvogëlim të të hyrave të tyre, 35.7 për qind kanë deklaruar se 50-79 për qind janë zvogëluar të hyrat e tyre, 80 deri 89 përqind kanë deklaruar se 23.8 përqind janë zvogëluar të hyrat e tyre.

Dhe 90 deri 100 përqind kanë deklaruar se 33,3 përqind kanë ndikuar…63 përqind e medieve janë përgjigjur se janë të rrezikuara nëse pandemia zgjat mund të zgjat edhe operimi i tyre dhe të pasoj pushimi i aktivitetit të tyre, 23 përqind janë deklaruar se kjo ka gjasë të ndodh dhe 14 përqind janë deklaruar se nuk rrezikohet mbyllja e tyre si biznese ”, tha Fazliu. Në pyetje se sa ka ndikuar pandemia COVID19 në zvogëlimin e stafit, 38 përqind e mediumeve kanë deklaruar se për shkak të pandemisë kanë reduktuar stafin e tyre, kurse 61 përqind kanë deklaruar se janë duke operuar me numër të njëjtë të punëtorëve. 76 përqind e kompanive mediale kanë deklaruar se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të pamjaftueshme për funksionimin e medies në Kosovë.

76 përqind kanë deklaruar këto masat e qeverisë në raport me mediet apo kompanitë mediale janë të pamjaftueshme apo janë joefikase, domethënë ndërsa respodentët kanë dhënë përgjigje për shkaqet për mos efikastitin e masave në raport me operimin e bizneseve të tyre. Pyetja tjetër ka qenë se a mendoni se pakoja e qeverisë për mbështetje të bizneseve do të duhej të përfshinte në mënyrë të veçantë kompanitë mediale 97.1 përqind janë përgjigjur me po dhe 2.9 përqind me jo. Në këtë rast në këtë pyetje respodentët kanë dhënë edhe komente ku kryesisht në mënyrë të përmbledhur ka qenë se rreziku i lartë që ekspozohet ekipet e mediave që janë në vijë të parë të fronit janë deklaruar se pakoja duhet të rishikohet në raport me mediet, të ofrohen subvencione të veçanta për mediat dhe punëtorët e tyre. Dhe kërkesë e veçantë ka qenë që të largohet taksa e licencës për këtë vit”, theksoi ai.

Në anën tjetër Safet Fazliu nga “D@D”, thotë se buxheti i Kosovë për këtë vit duhet të rishikohet, pasi si tillë që është ai nuk mund të realizohet pasi ka rënie të të hyrave dhe konsumit për shkak të pandemisë COVID19. Kujtojmë që Instituti i Mediave në Kosovë në muajin prill pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i përkrahë gazetarët dhe mediat përmes pagesës shtesë prej 300 eurosh, ashtu siç janë paguar edhe mantelbardhët dhe policët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA