“Para ka, por qeveria i ndan me oligarkët”- Ervin Salianji debaton në Open me ekspertët e ekonomisë

08/05/2020 00:02

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel me teksa po diskutohet për rrezikun që i kanoset biznesit të vogël. Debati u zhvilluan mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe ish-ministrit të Financave Arben Malaj dhe Luan Bregasit.

Pjesë nga debati:

Salianji: Qeveri ka para. Ka para nga taksat dhe tani po merr nga FMN-ja përsëri. Por këto para ndahen më oligarkët, ndahen me 10 persona.

Malaj: Janë oligarkë që janë krijuar kur qeveriste Partia Demokraike.

Salianji: Po, është një konçension që flitet në kohën e PD-së.

Bregasi: Janë 4 konçensione zoti Salianji që janë dhënë nga Partia Demokratike.

Salianji: Partia Demokratike e mori koston për dhënien e këtyre konçensioneve. PS erdhi duke premtuar që nuk do të japë konçensione dhe bëri të kundërtën. Kryetari Basha ka thënë që kur të vijë PD në pushtet do anullojë edhe konçensionet e dhëna nga PD.

Top Channel