KRUJË- Një person ka mbetu i plagosur me armë në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras ku gjatë një tentative për të vjedhur bagëti të imëta në një stallë është plagosur pronari A. B, 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta