Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen online të Komitetit Teknik për situatën e Covid-19 ka thënë se shërbimi i transportit publik është shqetësimi më i madh deri më tani.

Në një kohë ku pothuajse të gjitha bizneset po hapen, Rama ka thënë se ende nuk dihet se si do të veprohet me hapjen e transportit publik.

“Mbetet shqetësim transporti publik me autobus , ndër qytetas por edhe në qytet. Do gjejmë një formulë kompromisi nuk e dimë ende se si do të jetë, Pjesa tjetër po çlirohet ndjeshëm, Kuptohet jo grumbullim më shumë se 10 veta. Do jemi tërësisht të ekspozuar prandaj duhet të kemi një intensitet të madh me sensibilizimin.”  tha Rama.

Silva Bino: “Kemi përfaqësuar gjurmimin e kontakteve duke i trajtuar me shërbimin e shëndetit publik dhe mjekun e familjes. Aktualisht kemi dy vatra Tirana dhe Kruja. Vetëm në  Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbërta janë pa raste. Ne do të vazhdojmë testimet duke vërejtur ecurinë.”

Top Channel