Polemikat për Komisionin e Ekspertëve/ Fico në Open: Komisioni përbëhet nga ekspertë

07/05/2020 21:59

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli në Open në Top Channel për situatën e fundit të koronavirusit në Shqipëri.

 

Fico u ndal edhe tek polemikat e bëra për komisionin e ekspertëve duke thënë se është e padrejtë që këto polemika të bëhen.

‘Duke qenë me orë të zgjeruara në punë, nuk kisha shumë kohë dhe në fillim nuk i kushtova vëmendje. Por nuk është e drejtë që këto polemika të bëhen. Komiteti i ekspertëve është i përbërë nga ekpertë shqiptarë dhe të gjithë janë në vijën e parë në luftën ndaj Covid-19. Nuk duhet folur ashtu për këta persona sepse këtë gradë e kanë arritur me djersë.

Ne kemi pasur kontakte dhe me mjekët shqiptarë jashtë vendit. Pra komiteti i ekspertëve pranonte dhe mendimin kundër dhe këshillat nga jashtë’ tha Fico.

 

Top Channel