Lushnje/ Dy javë përpara fillimit të shkollës për maturantët, nisin përgatitjet (video)

07/05/2020 10:41

Dy javë përpara fillimit të shkollës për maturantët, në Lushnje gjimnazet kanë nisur përgatitjen e ambienteve për nxënësit.

Gjithçka po dezenfektohet, si në ambientin e brendshëm ashtu edhe në oborret e godinave arsimore. Klasat do të jenë me nga 10 deri ne 12 nxënës.

Vetëm në gjimnazin “18 tetori” të qytetit të Lushnjes do te rinisin mësimin 195 maturantë. Sipas drejtorit të shkollës, Leonard Greku, njoftimet i janë dërguar çdo nxënësi dhe në datën 18 maj ata do të ndjekin për tri javë lëndët ku do të testohen.

Në këtë periudhë do të mësohen vetëm lëndët e maturës shtetërore dhe programet që nuk mund të zhvillohen oline në kushte shtëpie.

Rreth 500 maturantë do të testohen për provimet e maturës shtetërore në Lushnje nga data 8-18 qershor.

Top Channel