Komuniteti bask duhet të presë edhe disa muaj për të parë finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mëdha të kësaj krahine, Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad.
Dy klubet kanë arritur marrëveshjen me federatën spanjolle që finalja historike mes tyre në Kupën e Mbretit, të luhet në një datë tjetër nga ajo që ishte në program dhe me praninë e tifozëve në stadium pasi pa praninë e fansave kjo finale nuk do të kishte kuptim.
Data e re e finales së Kupës së Mbretit do të përcaktohet me kalimin e muajve por duke parë edhe kalendarin e ngjeshur që pritet me rikthimin e futbollit, gjasat janë që kjo finale të zhvillohet përpara finales së edicionit të ardhshëm të Kupës së Mbretit, që do të thotë se mund të luhet edhe pas 8-9 muajsh apo edhe më tepër.
Përmes një deklarate, federata spanjolle njoftoi arritjen e akordit mes palëve që finalja do të zhvillohet në një datë përpara finales së sezonit të ardhshëm dhe me prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Duke parë entuziazmin që kishin tifozët e të dyja skuadrave për këtë finale e rëndësishme është që Athletic Bilbao-Real Sociedad do të luhet me tifozë.
Top Channel