Samiti i BE-së me Ballkanin/ Komisionari për zgjerim: Rajoni është prioritet

06/05/2020 20:47

Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike pavarësisht krizës së koronavirusit, thotë Oliver Varhelyi për DW.

“Samiti trajton të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju e dini, që Ballkani është një rajon me diversitet. Kemi dy shtete, me të cilat ne negociojmë për anëtarësimin. Po ashtu kemi dy shtete, me të cilat kemi vendosur të fillojmë negociatat. Kemi edhe dy shtete të tjera, që as nuk janë kandidatë. Zgjerimi pra është vetëm një element. Natyrisht që do të jetë temë. Bëhet fjalë për perspektivën europiane, që është një fjalë tjetër për zgjerimin. Por edhe për vendime strategjike, që duhet të marrim për rajonin”, thotë Varheyi.

Në këto kohë kur vëmendja është e përqëndruar tek pandemia e Covid 19, lind pyetja edhe si do të ndikojë kjo tek strategjia e bllokut për rajonin, Varheyi thotë se kriza nuk ka bërë gjë tjetër vecse e ka forcuar angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor. “Nëse shikoni, se çfarë po bëjmë aty, e kuptoni që kemi nisur ndihmë konkrete në të gjashtë shtetet. Kemi kërkuar që nga dita e parë kontakt për të ndihmuar në këtë krizë. Elementi i dytë i rëndësishëm është natyrisht nevoja që të investojmë në rajon në mënyrë strategjike.

Kjo vlen si për politikën edhe për ekonominë. Nga ana ekonomike ne mundemi e duhet të bëjmë më shumë. Shpresoj, që në këtë drejtim nga samiti mundësisht të vijnë mesazhe të qarta të krerëve të shteteve e qeverive”, deklaroi komisioneri.

Sa për faktin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave, ai sqaroi se bëson që BE është gati për negociata serioze për anëtarësimin. Në mars pati një përkushtim të qartë, kur të gjithë miratuan fillimin e bisedimeve, dhe unë jam shumë optimist, ishte komenti I tij, duke megjithatë se me krizën e koronavirusit, është shumë e vështirë që të japin tani një datë.

Top Channel