Kreu i shoqatës së turizmit në Durrës, Eduard Xhepa e sheh të ardhmen e turizmit këtë verë, me plazhistët nga rajoni.

“Nuk ka rezervime të reja. Ky sezon do jetë spontan, me klientë e turistë vendas. Synojmë rajonin, Kosovën, më tej në Mal të Zi e Bosnjë”, shprehet Xhepa.

Sipas Xhepës, përgatitjet këtë vit do të kenë kosto më të madhe për shkak të zbatimit të masave të reja, por nuk pret lëvizje në çmime.

“Çmimet nuk do kenë rritje edhe pse klientë do kemi më pak dhe masat na rrisin kostot”, sqaron ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA