Diva britanike e muzikës pop Adele, ka habitur fansat me fotot e saj të fundit ku tregon humbje të pabesueshme në peshë teksa feston 32-vjetorin.

Në postimin e saj të parë të vitit në Instagram këngëtarja e hitit ‘Someone Like Me’ falenderonte fansat për urimet e ditëlindjes.

Ajo lavdëronte gjithashtu punonjësit e sistemit shëndetësor për luftën në frontin e koronavirusit.

Teksa mbante veshur një fustan të zi me taka të larta, tranformimi i pabesueshëm i Adele u lavdërua si nga fansat dhe nga figura të njohura të ekranit.

Ky rrugëtim i Adele nisi që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti Simon Konecki vitin që kaloi, me të cilin ajo ka të birin Angelo.

Kengetarja është tashmë shumë larg imazhit kur doli fillimisht në skenën muzikore, kur ishte ende adoleshente.

Një nga miqtë e saj tha për revistën People: “Ajo arriti në atë pikë ku nuk ndjehej mirë, e dinte se duhet të ndryshonte diçka, sepse donte të ishte një nënë e shëndetshme. I gjithë fokusi i programit të saj të rënies në peshë ka qenë për të qenë një nënë më e mirë, dhe për të trajtuar më mirë trupin e saj. Ajo tashmë ka më shumë besim te vetja dhe duket më e lumtur”.

Stili i ri i jetesës raportohet se u nis nga miku dhe kolegu i saj këngëtar Harry Styles, ‘ish’ i grupit ‘One Direction’.

Dyshja e afërt ishin parë bashkë me pushime vitin që shkoi dhe ai thuhet se ka qenë një influencë kryesore në humbjen në peshë.
Harry e merrte atë me vete në shëtitjet e gjata malore në Malibu si dhe në sesione stërvitjeje ekzotike.

Adele kishe nisur të bënte ndryshime në dietën e saj që pas lindjes së të birit Angelo, në 2012 – por mbetej e vendosur që nëse do të humbiste në peshë, do ta bënte për veten e familjen e saj dhe jo për industrinë e muzikës.

Ajo nisi të eliminonte kupat shumta të çajit dhe la gjithashtu alkoolin, cigaret, kafeinën dhe ushqimet e shpejta, pikante apo të dyshimta, për të mbrojtur zërin e saj.

Ajo tregon në një intervistë sesi humbi zërin në 2011: “Është e tmerrshme, por besoj se askush nuk e merr seriozisht zërin e tij derisa ndodh ndonjë aksident si ky. Tani jam e tmerruar se do të dëmtoj zërin”.

Deri në vitin 2017 ajo kishte humbur rreth 12 kg me anë të dietës së njohur si Sirtfood bazuar në ushqime bimore si drithra, caj jeshil dhe disa perime aziatike.

Ato janë ushqime të njohura si aktivizuese të sirtuin, hormoni që kontrollon përpunimin e yndyrnave e sheqerit në trup.
Por pas ndarjes me Simon, Adele ishte angazhuar seriozisht dhe kishte nisur gjithashtu një program rigoroz stërvitjeje.

FOTO GALERI
6/6
Harry Styles, ‘ish’ i grupit ‘One Direction’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA