Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit, shkruan The Guardian.
Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.
Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.
Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.
4.Liritë civile po përballen me provën më të madhe të gjeneratës Sipas një studimi, më shumë se 40 vende kanë implementuar një formë mbikëqyrjeje ose censure në emër të luftimit të koronavirusit. Këto mjete kanë krijuar një botë që mund të dukej diktatoriale disa muaj më parë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut pranojnë se po jetojmë në një situatë emergjente, por shqetësohen se qeveritë do ta përdorin frikën e shpërthimeve të viruseve në të ardhmen, për të justifikuar mbajtjen në fuqi të shumë prej këtyre mjeteve – pavarësisht nëse ato ndihmojnë apo jo., raporton abcnews.al “Ne po përballemi me një sfidë të jashtëzakonshme,” thotë Akshaya Kumar, drejtori i avokimit të krizave në Human Rights Watch. “Disa nga këto masa janë thjesht marrje pushteti pa një klauzolë të qartë dhe nuk duket sikur ata vërtet duan të luftojnë virusin”. “Mundësia për abuzim është e lartë,” paralajmëroi OKB në një raport javën e kaluar. “Ajo që justifikohet gjatë një emergjence, mund të trajtohet si normale pasi të ketë kaluar kriza.”
Top Channel