Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit, shkruan The Guardian.
Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.
Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.
Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.
3.Pjesa më e vështirë është zbatimi i masave Përhapja e koronavirusit e ka bërë të qartë se është një problem universal: madje edhe vendet që dinë se çfarë funksionon, dhe kanë aftësinë për të vepruar, sërish hezitojnë. Disa vende me tradita të forta liberale, siç është Britania, filluan të kundërshtojnë frenimin e të drejtave civile në mënyrë drastike. Grupet e industrisë italiane raportohet të kenë rezistuar fuqimisht ndaj idesë së mbylljes së Lombardisë, një nga motorët e ekonomisë së vendit. Vendeve në zhvillim si Pakistani u është dashur të ekuilibrojnë ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, me pasojat katastrofike të mbylljes së fermave dhe vendeve të ndërtimit, ku punojnë më të varfërit.
Top Channel