Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë
Një 51-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ është arrestuar nga policia
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës,arrestuan në flagrancë shtetasin:I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Top Channel