CoVid-19/ Gjermani, numri i rasteve të transmetimit vazhdon të bjerë

05/05/2020 12:05
Krei i institutit Robert Koch, Lothar Wieler

Gjermania regjistroi një tjetër ulje të rasteve Covid-19 brenda 48 orëve të fundit, tha kreu i agjencisë kombëtare të vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Numri i çështjeve që transmetojnë vazhdojnë të bien, gjë që është një lajm shumë i mirë, ” tha Lothar Wieler, drejtuesi i institutit Robert Koch (RKI) në një konferencë për shtyp.

Wieler tha se shkalla e transmetimit për pandeminë e koronavirusit në Gjermani aktualisht ishte vlerësuar në 0.71 – duke treguar që 100 njerëz me virus infektojnë mesatarisht 71 të tjerë.

Rreth 139 njerëz kanë vdekur nga simptomat Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e RKI, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gjermani qëndron në 6.831.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 685, në 163.860.

Wieler tha se 135.100 njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, një rritje prej 2.300 nga e hëna në të martë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta