Kriza me emigracionin në Ceuta/ Autoritetet spanjolle publikojnë shifrat, 13 mijë të bllokuar, 2 mijë prej tyre të mitur 12/09 22:57
Izraeli njoftoi sot hyrjen e 93 kamionëve që transportonin ndihma humanitare të OKB-së në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta.
“93 kamionë të OKB-së që transportonin ndihma, duke përfshirë miell buke, ushqim për fëmijë, furnizime mjekësore dhe ilaçe, kaluan sot pikën kufitare Kerem Shalom për në Gaza”, tha në një deklaratë COGAT, një agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes izraelite që mbikëqyr çështjet politike në territoret e pushtuara palestineze.
Izraeli vijon ende sulmet ndaj Rripit të Gazës, ku në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 60 persona.
Top Channel