Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë
Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel është i ftuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj zhvilloi një debat të fortë me deputetin Muslim Murrizi.
Debati nisi kur Murrizi tha se propozimi i Beqajt për të ulur pensionet ishte e sajuar që të paraqiste sa më mirë Ramën në sytë e publikut.
Pjesë nga debati:
Murrizi: Propozimi i Beqajt është një propagandë e qeverisë. Beqaj e tha këtë që të dilte mirë ai burri në sytë e pensionistëve. Ka rreth 600 mijë pensionistë. E bëtë që të dilni mirë në sytë e tyre për të marrë sërish vota.
Beqaj: Këto janë përralla. Ishte një veprim solidar për të sjellë barazi.
Murrizi: Nuk bëhet solidariteti me ligj. Nuk e përcakton partia solidaritetin.
Beqaj: Ti vazhdon me përrallat. Pse si bëhet solidariteti. Muslim rregullohet me ligj.
Murrizi: Solidariteti bëhet me shpirt, jo me ato qeset dhe pakot e makaronave dhe orizit.
Beqaj: Muslim, ti e di mirë që unë s’jam personi i pakove dhe qeseve.
Murrizi: Jeni parti e majtë dhe punoni për barazi, por mbroni ato oligarkët që janë afër jush. Të gjithë oligarkët nuk e paguajnë dividentin, por e mbartin. Vilma Nushi paguan divident?
Beqaj: Nuk jam i përgatitur për këtë tani. Do pyes dhe të enjten të kthej përgjigje në parlament.
Murrizi: Ta them unë që nuk paguan. E tëra kjo punë u bë që ai të dalë burrë i mirë.
Top Channel