
Presidenti Ilir Meta pasi kreu homazhet me rastin e ditës së Dëshmorëve në monumentin “Nëna Shqipëri” dha një deklaratë për mediat.
“Nuk mund të mos reflektoja për prezëncën këtu, në një 5 maj krejt tjetër si kurrë më parë nisur dhe nga situata aktuale. Kjo na e ka bërë të pamundur përshëndetjen me veteranët apo familjarët e tyre.
5 maji është dita për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Të mos behemi mendje lehtë, mos t’i marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna njëherë e përgjithmonë, sepse nëse nuk jemi të vëmendshëm ato janë gjithmonë të cënueshme. Kjo është dita e atyre që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë e Shqipërisë”, tha Meta.
Presidenti Meta ndër të tjera apeloi edhe për vemëndje në edukimin e fëmijëve në këtë drejtim: “Apeloj për më shumë vëmendje për edukimin e të rinjve për luftën antifashiste çlirimtare për sakrifacat dhe ata që dhanë jetë”.
Top Channel