Tha se Kim Jong-un mund të ishte aq sëmurë sa nuk ngrihej në këmbë, kërkon ndjesë ish-diplomati i Koresë së Veriut

04/05/2020 10:40

Një ish-diplomat i lartë i Koresë së Veriut ka kërkuar falje për deklaratën e tij se Kim Jong-un ka të ngjarë të jetë aq sëmurë sa “nuk mund të ngrihet në këmbë vetë apo të ecë siç duhet”, një deklaratë kjo e cila erdhi vetëm tre ditë para se diktatori të shihej duke pirë cigare në një event (shfaqje) publik(e).

Ish-ambasadori i Koresë së Veriut në Britani, Thae Yong Ho, i tha CNN-it se mungesa e tij “anormale” në publik më 15 Prill,sinjalizon se diktatori mund të jetë i dëmtuar fizikisht.

Në një deklaratë ai tha se ndjen “faj dhe përgjegjësi të rëndë” për pretendimet e tij të pabaza. Kim u zhduk nga media shtetërore për javë të tëra, duke nxitur spekulime sa i takon shëndetit të tij dhe vendndodhjes. Por të shtunën, media e Koresë së Veriut publikoi fotografi të Kim në një ceremoni të prerjes së shiritit për inaugurimin e një fabrike të plehrave.

Rishfaqja e tij erdhi si një goditje ndaj pretendimeve se  Kim po vuante nga një sëmundje e rëndë ose mund edhe të kishte ndërruar jetë.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA