Pretendonte se kishte koronavirus/ 38-vjeçari britanik pështyn me gjak policinë

04/05/2020 21:47

Një burrë në Britaninë e Madhe, ka pështyrë drejt punonjësve të policisë dhe më pas bërtiste me të madhe se ishte i infektuar me koronavirus.

Samuel Konneh, 38 vjeç, ishte vënë nën shënjestrën e policisë, pas denoncimit të një gruaje, e cila pretendonte se Samuel e ngacmonte vazhdimisht. Teksa policia shkoi për ta arrestuar në shtëpinë e tij, në Withington të Manchesterit, 38 vjeçari tentoi të mbante derën mbyllur me forcë. Por gjatë kësaj përballje, dera i përplaset në fytyrë dhe ai mbulohet i tëri në gjak.

Në këtë moment ai bërtet se është i infektuar me COVID-19 dhe pështyn mbi punonjësit e policisë. Fatmirësisht policia arriti që ta arrestonte dhe tashmë Samuel, do të përballet nën akuzën e sulmit ndaj punonjësve të policisë, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA