“Heronjtë e heshtur të Urgjencës”, Rama publikon historitë e mjekëve në spitalin e Traumës

04/05/2020 18:57

Mjekët janë padyshim heronjtë e ditëve më të vështira të njerëzimit. Së fundmi kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje ku flitet rreth përjetimeve të personalit mjekësor në spitalin Universitar të Traumës, në këtë situatë të pazakontë që ka krijuar COVID-19.

Rama krahas pamjeve ka bërë edhe një dedikim për ta ku i cilëson si heronjtë e heshtur. Rama shkruan se në muajt e fundit ky spital ka kryer 500 operacione.
MESAZHI I RAMËS:

#BukuriNjerëzore❤️
Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit?
Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj❤️

#RESPEKT❤️

FOTO GALERI
1/18

Top Channel