Konflikt në Korçë/ Dy vëllezër plagosen në kokë pas sherrit me komshinjtë, shkak u bënë fëmijët që u luanin në lagje
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth masave lehtësuese të Covid-19.
Manastirliu është shprehur se do të merret në studim periudha kohore nga 27 prill deri më 11 maj për të parë trendin e rritjes së Covid-19.
Nëse trendi i infektimeve është i ulët atëherë do të vijohet me masat e tjera lehtësuese.
“Ajo që është e rëndësishme është se për të njohur koeficentin e riprodhimit, duhet të kemi të dhëna shumë. Zakonisht kjo periudhë është dy javore. Kemi thënë se do ta masim nga 27 prilli. Ne po bëjmë vlerësim që do të përfundojë më 11 maj për të parë si ka ndikuar hapja e parë në koeficientin e numrit mesatar. Do të shohim se çfarë efekti dhe impakti ka pasur. Të gjitha shenjat, distancimi social, është e rëndësishme që të respektohen kushtet. Vetëm kështu mund të mbajmë koeficentin e riprodhimit nën 1.” tha Manastirliu.
Top Channel