Heather Mack dhe i dashuri i saj Tommy Schaefer vranë Sheila von Wiese-Mack teksa të tre ishin me pushime në Bali.

Heather Mack dukej se kishte gjithçka – babai i saj i ndjerë kishte qenë një muzikant i njohur xhazi kurse e ëma ishte milionere.

Ajo me nënën jetonin në Çikago, ku nuk i mungonte asgjë, përfshi dhe pushime luksoze në çdo vend të botës.

Por kur Mack ishte 18 vjeçe, teksa ishte me pushime me të dashurin Tommy Schaefer dhe nënën Sheila von Wiese-Mack, ajo kreu një krim të tmerrshëm.
Ajo dhe Schaefer masakruan nënën dhe tashmë Mack gjendet në burgun famëkeq të rezortit turistik indonezian Kerobokan, për pjesën e saj në krim.

Mack e Schaefer vranë Sheila duke e goditur me një vazo frutash dhe më pas futën trupin e saj të përgjakur në një valixhe dhe e lanë në bagazhin e një taksie.

Schaefer përdori dorezën e hekurt të vazos për të bërë vrasjen pasi u tërbua gjatë një argumenti, por Mack tha se çifti e kishte planifikuar prej kohësh aktin.

Mack ishte shtatzënë në kohën e krimit dhe u burgos për 10 vjet. Ajo lindi në burg dhe u lejua ta rriste vajzën aty deri sa mbushi dy vjeç.

Mack ndan qelinë e saj me 21 gra të tjera dhe është njohur aty me gjyshen e famshme britanike Lindsay Sandiford, e cila pret të ekzekutohet me pushkatim, pasi tentoi të fuste në Indonezi rreth 2.5 milionë euro në vlerë kokaine.

Ndërsa Schaefer, për krimin e kryer në vitin 2014, është dënuar me 18 vjet burg.

Megjithë dënimin Mack thotë se nuk dëshiron të kthehet më në SHBA dhe do të vendoset në Bali kur të lirohet.

“Njerëzit janë të mirë dhe njeriu është më i sigurtë këtu se në shtëpi. Në SHBA përzihesha me njerëz të këqinj. Këtu të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin, askënd nuk e merr uria.”

Një një prej rrëfimeve të saj të çuditshme në burg, Mack thotë se kishte organizuar vrasjen e nënës në hakmarrje për vdekjen e babait, dhe se ajo kishte shkatërruar jetën e saj pas vdekjes së babait.

Mack thotë se ëma ishte një e alkoolizuar dhe abuzuese. “Nëna ime ishte një raciste, prandaj ndodhi kjo”.

Por miqtë e familjes thonë të kundërtën duke insistuar se Mack ishte ajo që sulmonte nënën e saj, duke e goditur, kafshuar e madje duke i thyer njëherë krahun.

Policia thirrej shpesh në shtëpinë e tyre dhe njëherë Sheila i shkruante një shoqeje se ishte “e tmerruar” një ajo që mund të bënte bija e saj.

Mack thotë se i dashuri kreu vrasjen pas një debati që pati me të ëmën për shtatzaninë. Ajo thotë se nëna kishte bërë disa komente racste që e tërbuan Schaefer, cili goditi Sheila me vazon e frutave.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA