Cakaj bisedë me Ministren Edtstadler: Fokusi në bashkëpunimin për pandeminë dhe integrimin e Shqipërisë

04/05/2020 12:07

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi ditën e sotme një bisedë online me Ministren federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në një reagim në facebook, Cakaj bëri me dije se biseda u fokusua tek masat që kanë marrë dy vendet, për të mposhtur pandeminë dhe tek bashkëpunimi i tyre për të përballuar të gjithë pasojat e COVID-19.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se diskutimi me Ministren Edtstadler u ndal edhe në përgatitjet që Shqipëria ka ndërmarrë, për të vazhduar punën e mirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Për më tepër, Ministrja Edtstadler gjatë bisedës, shprehu edhe një herë mbështjen e plotë të Austrisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Pavarësisht COVID-19, ne kemi ruajtur vëmendjen tek prioritetet themelore në procesin e integrimit evropian.”- siguroi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

Top Channel