Banorët ndjenë aromë të rëndë/ Gjendet një shqiptar i pajetë në Athinë, ç’tregoi ekspertiza

04/05/2020 16:02

Është gjetur në Athinë trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar.

Sipas burimeve policore greke viktima është Iirjan Sadikaj nga lagjja Cole e Vlorës. Trupi i viktimës është gjetur në lagjen Marusi të Athinës, brenda një barake që ai jetonte.

Besohet se vdekja e tij ka ndodhur që para 1 muaji, por vetëm ditët e fundit banorët e zonës kanë ndjerë aromë të keqe në zonën ku u gjet trupi. Autoritetet greke thonë se ishin në pritje të reagimit të familjarë të viktimës, por askush nuk është interesuar, ndaj dhe trupi është dërguar në morgun e Athinës.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se shkaqet e vdekjes kanë qenë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA