
Përfundon numërimi në Tiranë/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë
19/05 22:19
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në debat e sipër në “Open” me gazetarin Andi Bushati ka folur edhe rreth krahasimit të vdekshmërisë nga Covid-19 në Lombardi dhe në Shqipëri.
Sipas shpjegimit të Kryemadhit në Lombardi ka më shumë viktima se në Shqipëri për shkak të imunitetit më të dobët, për shkak të asaj çfarë hanë.
Ajo tha në Open se të hash gjithë ditën karboidrate, të bie imuniteti ndërsa shqiptarët kanë ngrënë mish.
“Është ndryshe të hash karbohidrate si në Lombardi. Është ndryshe si ne shqiptarët që hamë mish, pimë raki e hudhra gjithë ditën” tha Kryemadhi.
Top Channel