Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shprehu mirënjohje ndaj Turqisë për ndihmën e saj në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) për SHBA-në, një nga vendet më të goditura nga sëmundja.
“Jemi mirënjohës ndaj Turqisë, aleatit tonë të NATO-s. Mbështetja e tyre po ndihmon kompanitë amerikane që po bëjnë punë të mira në luftën kundër COVID-19 në mbarë botën. Këtë situatë do ta tejkalojmë së bashku dhe do të dalim më të fortë se asnjëherë më parë”, shkroi Pompeo në Twitter.
Ndërkohë, disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu falënderuan Turqinë në llogaritë e tyre në Twitter.
Kongresisti republikan Alex Mooney tha se ndihma mjekësore e Turqisë dërguar SHBA-së për të luftuar koronavirusin është një gjest i vullnetit të mirë dhe solidaritetit.
“Falënderoj aleatin tonë të NATO-s, Turqinë, për aleancën e treguar në këto kohë kritike”, tha Mooney.
Gjithashtu, Steve Chabot, anëtari i Grupit të Miqësisë me Turqinë në Dhomën Përfaqësuesve, bëri një deklaratë të ngjashme:
“Falënderoj Turqinë për dy donacionet këtë javë, të cilat i bëri për të ndihmuar profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor në mbrojen e vetes së tyre në luftën kundër COVID-19. Faleminderit për bujarinë tuaj, Turqi”, tha Chabot.
Kongresisti demokrat Alcee Hastings falënderoi Turqinë dhe popullin turk për mbështetjen e tyre.
Ligjvënësi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson, tha në një deklaratë të shkruar se “si zëvendëspresident i Grupit të Miqësisë me Turqinë, i cili përqendrohet në marrëdhëniet SHBA-Turqi”, është mirënjohës “për bujarinë e aleatit tonë në NATO”./AA/
Top Channel