Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, me anë të një reagimi në rrjetet sociale thotë se pas rikthimi të studentëve në auditore fshihet një tjetër prapaskenë.
Këlliçi thotë se Rama po rrezikon shëndetin e kësaj kategoria me qëllimin për të vjedhur zgjedhjet në universitete.
“Pasi ka vjedhur cdo pale zgjedhje qe ka administruar qeveria e drejtuar prej tij, pasi vodhi 61 bashki edhe pse 85% e shqiptareve refuzuan te behen pjese e votimeve moniste, pasi vodhi zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi Rama po tenton te vjedhe dhe zgjedhjet ne universitete.
Urdheri i Besa Shahinit per te kthyer 3/5 e studenteve ne auditore, pa asnje mase sigurie, pa garantuar distancimin social, pa siguruar jeten dhe shendetin e studenteve dhe te stafit akademik, tregon padurimin e Edi Rames per kapjen e universiteteve permes votimeve moniste qe tashme po tenton ti organizoje dhe per drejtuesit e universiteteve.
Nderkohe qe ne te gjithe vendet e Europes dhe botes perendimore, qeverite kane hartuar paketa ndihme per studentet, kane ulur tarifat e akomodit ne konvikte, kane subvencionuar studentet per blerjen e paketave te internetit per te mundesuar vazhdimin e mesimit online dhe mbi te gjitha kane bere te ditur se per shkak te betejes me Covid-19, edhe viti i ri akademik do te rinise fillimisht online, Edi Rama me kete akt kriminal tregoi se etja e tij per pushtet prevalon edhe mbi shendetin dhe sigurine e qytetareve shqiptare. Zero mbeshtetje ka dhene qeveria per studentet ne kete periudhe pandemie dhe interesi i tij i vetem per studentet eshte thjeshte kapja e universiteteve.
I bejme thirrje Edi Rames te ndale menjehere tentativen e vjedhjes se zgjedhjeve ne universitete dhe te hartoje nje plan te detajuar se si do te mbyllet ky vit akademik pa rrezikuar sigurine e asnje studenti ose stafi pedagogjik. Zgjedhjet ne universitete duhet te organizohen atehere kur Shqiperia te jete kthyer ne normalitet dhe kur te garantohet e ti jepet mundesia 100% te studenteve per te hedhur voten e tyre dhe per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne Senatin Akademik.
Sa per anullimin e zgjedhjeve fasade, mjafton te lexoje Nenin 38 te Rregullores “Per organizimin e zgjedhjeve per autoritetet drejtuese ne senatin akademik ne Universitetin e Tiranes”, i cili tregon qarte se KIZ i shpall zgjedhjet e pavlefshme ne rast se: “kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te atilla, qe kane penguar pjesmarrjen e zgjedhesve ne votim”.
Shkurt, paster, qarte dhe e zeze mbi te bardhe!
Miqte e mi,
Edi Rama gjate ketyre 7 viteve ne pushtet, por mbi te gjitha gjate ketyre dy muajve ne kohe pandemie, tregoi se nuk ka asnje plan, asnje ide, asnje projekt, asnje strategji ne te mire te interesit publik e qytetar, por perkundrazi vendosi dhe nje rekord te ri vjedhje me koncesionin e kaluar para pak ditesh pikerisht ne periudhe pandemie.
Ne Nentor 2019 Shqiperia u prek nga nje fatkeqesi natyrore qe u shkaktua permes termetit, ne Mars 2020 u prek nga pandemia boterore e Covid-19, ne Qershor 2013 u prek nga fatkeqesia kombetare qe mbart emrin Edi Rama! Koha ka ardhur te shpetojme nje here e mire nga kjo e keqe e madhe qe ka grabitur te ardhmen e Shqiperise!”-shkruan Këlliç në ‘facebook’.
Top Channel